Thursday, January 9, 2014

Syri i Kalter

Te gjithe e njohim , kemi degjuar apo edhe kemi qene tek Syri i Kalter . Un atje kam qene vetem njehere dhe kur kam mberritur te vendi u magjepsa menjehere pas tij . Energja qe mbushte ate vend ishte kaq shperthyese dhe e bukur . Ishte me te vertete vendi i zanave . Cdo burim uji natyror eshte i shenjte per ne . Por syri i kalter nuk eshte thjesht nje burim , por nje magji qe kushdo mund ta shofe . Dhe une nuk e dija qe ekziston edhe nje legjende nga e kaluara qe tregon krijimin e tij . Kjo eshte pak a shume historia :

“Një herë e në një kohë, fryu një erë kaq e fortë, sa tundi detin nga fundi dhe deti nxori një gjarpër… Ra një re dhe gjarprin e hodhi në malin e Sopotit… Gjarpri gjigant hante kafshët e njerëzit dhe të mbjellat i prishte… U ngrit një plak, ngarkoi një gomar me thasë me eshkë dhe vajti afër lubisë e i vuri zjarrin eshkës. Kur gjarpri hëngri gomarin, zjarri i eshkës përbrenda e dogj. Bisha briti, ‘Ku je ti det, që më bëre kokën dhe ti lumë, vëllai im…!’. E u shtri për vdekje. U nis deti nga Vivari dhe lumi nga Sopoti, por s’e shuan dot. Në agoninë e ngordhjes gjarpri përplaste bishtin në faqen e malit, ku mbetën shenjat që duken. Qysh nga ajo kohë deti me malin janë të lidhur me njëri-tjetrin si baba e bir”.


Eshte nje nga vendet me te lashta ne Shqiperi qe merr kulmin e jetes ne ringjalljen e pranveres . Do ta kisha enderr qe te festoja ritualin e Lithes (Ekuinoksi veror ku dita behet me e gjate se nata ) ne kete vend magjik .

No comments:

Post a Comment